Nesër kongresi i LSDM-së, i pranishëm dhe ish lideri Branko Cërvenkovski


Opozita më 11 dhjetor do t’i kundërvihet ashpër Nikola Gruevskit dhe partisë së tij në dy blloqe opozitare kështu ka deklaruar lideri i LSDM Zaev që nesër do të kërkojë përkrahje maksimale në kongresin e partisë, njofton Zhurnal.

Në kongres në pjesën e hapur do të jenë të ftuar shumë personalitete publike që kanë përkrahur politikat e LSDM, përfaqësues të revolucionit laraman si dhe përfaqësues të partive tjera që do jenë pjesë e frontit të Zaevit.
Praninë në këtë kongres e ka paralajmëruar edhe ish lideri i saj, Branko Cërvenkovski, transmeton Zhurnal.