Nesër mbyllet për qarkullim një segment i rrugës që të çon në Tetovë

494

Me qëllim të vendosjes së sinjalizimit horizontal në segmentin e rrugës R115- nga fshati Doganaj i komunës së Kaçanikut, deri në pjesën tek udhëkryqi për Tetovë-rruga lidhëse për Ferizaj, do të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve, nga ora 8:00 deri në orën 16:00, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me anë të një njoftimi për media.

Nga MIT, lusin qytetarët që t’i shmangen këtij destinacioni gjatë ditës së nesërme.

Comments