Nesër rifillon dialogu Kosovë-Serbi

287

Moebel THEMA

Në Bruksel nesër, e hënë, do të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh për zbatimin e marrëveshjeve të telekomunikacionit, njofton Klan Kosova.

Njoftohet se takimet e ekipeve negociuese të të dy vendeve do të mbahen në ndërtesën e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Europian.

Në prag të bisedimeve, Ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se javën e ardhshme Kosova do të marrë kodin telefonik ndërkombëtar.

Sipas Tahiri hyrja për Kosovën do të jetë +383 dhe Kosova do të pajiset me këtë numër pas këtyre bisedimeve që është parapara të zgjasin tri ditë.

Por, në Serbi thonë se nuk do të ketë kod shtetëror për Kosovën, por do të bëhet një rregullim i tipit sikur në Taivan që ende konsiderohet pjesë e Kinës, apo Ishujt Falkland që janë nën Mbretërinë e Bashkuar.

Comments