Netanyahu kundërshton përfshirjen e Turqisë në Gaza: “S’do të ketë trupa turke”
Nuk do të ketë trupa turke në Gaza. Kwshtu u shpreh sot zyra e Benjamin Netanyahu, pas raportimeve për mosmarrëveshje mbi këtë çështje midis kryeministrit izraelit dhe shefit të inteligjencës egjiptiane Hassan Rashad, gjatë takimit të tyre dje.
“Nuk ka mosmarrëveshje”, tha zyra e kryeministrit për gazetën Times of Israel, duke shtuar: “Nuk do të ketë pjesëmarrje turke”.
Sky News Arabia raportoi se Netanyahu hodhi poshtë pjesëmarrjen turke në një forcë të mundshme paqeruajtëse në Rripin e Gazës në takimin e djeshëm, duke cituar një burim palestinez.
Ai gjithashtu “hodhi poshtë plotësisht” praninë e forcave të sigurisë së Autoritetit Palestinez të trajnuara nga Egjipti dhe Jordania në Gaza, tha burimi për të njëjtën media.
“Netanyahu këmbëngul që kushtet e fazës së dytë, përkatësisht çarmatimi i Hamasit dhe heqja dorë nga kontrolli i Gazës, duhet së pari të zbatohen para çdo diskutimi për administratën lokale ose forcat e sigurisë që veprojnë në Gaza”, tha burimi palestinez.