Neuer paralajmëron lojtarët e Bajernit të Mynihut


Në prag të derbit kundër Ausburgut, portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes.
Në një deklaratë për mediat, portieri gjerman vlerësoi shumë kundërshtarin duke theksuar lojën e veçantë dhe në grup të lojtarëve të Ausburgut, shkruan “Goal”, raporton Syri.net.
“Në ndeshjen ndaj Ausgburg duhet të jemi të përqendruar, pasi mjafton një gabim dhe mund të eliminohemi përfundimisht nga DFB-Pokal. Të gjithë këtë sezon po kërkojmë finalen ndaj duhet të bëjmë kujdes për të shkuar atje. Augsburg është një kundërshtar i pakapshëm për çdo kundërshtar pasi ata nuk kanë individë por funksionojnë si grup. Plus kjo është një derbi dhe ka gjithmonë një atmosferë të veçantë në lojëra të tilla. Ne duhet të tregojmë se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh Neuer.