Sot, shumë njerëz që jetojnë këtej oqeanit janë zgjuar dhe më pas kanë menduar që janë ende në gjumë kur kanë dëgjuar që zgjedhjet në SHBA i ka fituar Donald Trump, por ky është vendimi i popullit amerikan. Megjithatë Amerika mbetet Amerikë dhe fjala e lirë, duke shpresuar që kjo nuk do ndryshojë, dëgjohet në ajër, madje shtypet edhe me shkronja të mëdha në gazeta.

The Neë Yorker ka botuar një editorial me titull “Një tragjedi amerikane” duke përdorur titullin e romanit të Draizerit teksa autori bën një analizë të kësaj fitoreje zhgënjyese.

“Zgjedhja e Donald Trump president nuk është asgjë më pak sesa një tragjedi për republikën Amerikane, një tragjedi për Kushtetutën dhe një triumf për forcat e nativizmit, autoritarianizmit, misogjinisë dhe racizmit, brenda dhe jashtë vendit”, shkruhet në hyrje të këtij shkrimi.

Pikëpamjet e mbështetësve dhe kundërshtarëve të Trump do të vazhdojnë të shpalosen, edhe pse tani me më pak vlerë, megjithatë redaktori i New Yorker i ka shprehur ato nën një titull shumë të gjetur!