‘’Neymar dhe Mbappe do ishin ‘nënshkrimet e ëndrrave’ për Realin’’
Të dy lojtarët kanë qenë të lidhur me një largim nga kampionët francez drejt Realit, pasi PSG vazhdon të dështojë në qëllimin e tyre për të sjellë trofeun e Ligës së Kampioneve në kryeqytetin francez.
Neymar u bashkua me PSG me transferim rekord prej 222 milionë eurove, ndërsa Mbappe erdhi nga Monaco dhe po shihet si një nga futbollistët më të talentuar në botë, përcjell lajmi.net.
”Sigurisht ai [Neymar] mund të bashkohet me Real Madridin, por për momentin nuk e di se çfarë do të bëjë”, tha ylli i Real Madridit për Telefoot.
“Natyrisht, ai mund të jetë në Real apo PSG nuk e di, por do të ishte akoma më mirë nëse do të ishte te ne”.
”Unë dua të luaj me Neymar, dhe gjithashtu me Kylian Mbappe, dhe të gjithë tifozët e Realit e ëndërrojnë këtë. Unë e di sepse jam këtu, i shoh gjërat. Edhe bota do donte ta shihte Mbappen me ngjyrën e bardhë”, deklaroi braziliani. /Lajmi.net/