Neymar: Ky lojtar fiton ‘Topin e Artë’


Sulmuesi i Barcelonës, Neymar edhe një herë tjetër ka folur për fituesin e Topit të Artë, i cili do të ndahet këtë të hënë nga France Football.
Ai tha se këtë çmim e meriton Leo Messi, pavarësisht se tha se Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh.
“Ronaldo është i jashtëzakonshëm, por për mua Topin e Artë e meriton Messi. Ai është më i miri”, tha Neymar gjatë një interviste për GOL.