Neymar, në Francë shpresojnë te transferimi i “çmendur”

174

As garancia që ka dhënë Pique në Twitter se Neymar do të qëndrojë te Barcelona, nuk i ka shuar zërat për një largim të mundshëm të brazilianit nga Katalonja.

Mediat franceze këmbëngulin se marrëveshja mes lojtarit dhe PSG mund të finalizohet gjatë javës. Sheiku Al Khelaifi ka bërë me dijë se është gati të paguajë klauzolën e largimit të sulmuesit që është plot 222 milionë Euro dhe tashmë pritet vendimi i futbollistit që vazhdon të mbetet i dyzuar. Neymar ka përpara duarve një kontratë marramendëse. 5 vjet me 30 milionë Euro në sezon dhe 40 milionë Euro komision për të atin e lojtarit që është edhe agjenti i tij.

Një shifër që emiri i Katarit shpreson ta rikuperojë disi me të ardhurat nga shitja e fanellave dhe imazhi i Neymar për të mos u vënë në shënjestër të UEFA-s për shkak të fair play financiar. Por skenari i shitjes së Neymar nuk është fundi por filimi i një reaksioni zinxhir në të gjithë tregun europian të futbollistëve pasi Barcelona synon ta shpenzojë shumën në rast të largimit të brazilianit. Juve dhe Napoli janë dy skuadrat më të rrezikuara në këtë rast pasi Dybala dhe INsigne do të ishin shënjestra të lehta për katalanasit që kërkojnë të afrojnë gjithashtu edhe talentin e Liverpoolit, Felipe Coutinho për të cilin kanë gati një ofertë faraonike.

Comments