Neymar përleshet në tunel me lojtarin e Granadas

188

Neymar përleshet në tunel me lojtarin e Granadas

Moebel THEMA

Neymar dhe Ruben Vezo janë përleshur në tunel pas ndeshjes

Barcelona mposhti 1:0 Granadan në kuadër të La Ligas, por ndeshja kishte vazhduar edhe në tunel ndërmjet Neymarit dhe Riben Vezos.

Në fakt gjithçka kishte filluar gjatë ndeshjes, kur të dy fillimisht ishin përleshur pas një faul.

Gazetari Josep Soldier tregon se është dashur të ndërhyjnë lojtarët tjerë për t’i ndarë, ndërsa më pas çdo gjë është qetësuar.

Nuk dihet nëse këtë rast e ka raportuar gjyqtari i takimit dhe do të merren masa ndaj dy futbollistëve. /Express/

Comments