Neymar refuzoi 50 mln euro në vit nga Paris SG

340

Neymar refuzoi 50 mln euro në vit nga Paris SG

Publikuar më: pak sek më parë Sulmuesi brazilian Neymar jr. ka refuzuar një kontratë prej 50 milionë eurosh në sezon, një avion personal në dispozicion dhe aksione te disa hotele të njohura, të ofruara nga Paris Saint-Germain. Sulmuesi i Barcelonës është kërkuar nga klubet më të mëdha të botës, me në krye Manchester United, megjithatë ai vendosi të qëndrojë në “Nou Camp” ku firmosi edhe për pesë vitet e ardhshme me klubin katalanas. Neymar rinovoi për 5 sezone me Barcelonën Sipas gazetës “Marca”, menaxheri i lojtarit Wagn
Neymar rinovoi për 5 sezone me Barcelonën Sipas gazetës “Marca”, menaxheri i lojtarit Wagner
Sipas gazetës “Marca”, menaxheri i lojtarit Wagner Riberio, ka qenë prezent gjatë një takimi mes Neymar e familjes së tij dhe pronarit të PSG, Nasser Al-Khelaifi, mbajtur në Ibiza. Riberio ka zbuluar se francezët i ofruan Neymar 50 milionë euro në sezon, një avion personal për udhëtimet në Brazil, si dhe një seri aksionesh nëpër hotele të ndryshe, pak a shumë si biznesi privat i Cristiano Ronaldos. Neymar shënoi një gol dhe dha katër asiste në ndeshjen e Champions League të fituar 7-0 kundër Celtic.

Sulmuesi e mori në konsideratë këtë ofertë të majme dhe PSG ishte gati të paguante klauzolën për prishjen e kontratës së Neymar me Barcelonën, rreth 200 milionë euro, megjithatë braziliani vendosi të qëndrojë te kampionët e Spanjës. “Neymar i ndje entuziast nga oferta e PSG që do ta bënte sportistin më të lumtur në planet, por ai qëndroi te Barcelona sepse është i lumtur te kjo skuadër. Unë e këshillova të largohej, por familja e tij vendosi të qëndrojë në Barcelonë,” – tha menaxheri Riberio.

Comments