Neymar – “Rio 2016”, ndodh diçka që nuk e priste askush


Neymar ka dështuar keq me ekipin e Brazilit në “Rio 2016”.
Në rolin e kapitenit, sulmuesi i mirënjohur ka dështuar të inspirojë skuadrën e tij gjatë paraqitjeve në Loëjrat Olimpike.
Dhe, kjo ka bërë që ai të ballafaqohet me akuza të ashpra në media, por tani edhe nga legjenda e Brazilit, Zico.
“Kapiteni i ekipit të Brazilit nuk është i denjë për ta bartur shiritin, ai do të duhej të mendonte vetëm për të luajtur futbollin e tij”, deklaroi Zico për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
“A do jetë dështim nëse eliminohemi? Sigurisht se po, për atë që përfaqëson futbolli brazilian. Por, në vitet e fundit shteti ynë ka qenë një turp i madh. Ky do të ishte vetëm episodi më i ri i serialit. Shumë presion për të luajtur në Brazil? Do të duhej të ishte e kundërta. Fanella e Kombëtares ka një peshë të madhe? Mos bëni shaka, ajo e sotmja është shumë e lehtë për dallim nga ajo të cilën e bartnim në kohën time”, theksoi ai.