Plot 15 minuta te kaluara ne dhomat e zhveshjes se Real Madridit pas fitores 3-2 te Barcelones ne Miami, duket se kane mjaftuar per te ushqyer spekulimet frenetike qe po shoqerojne kete merkato verore lidhur me te ardhmen e yllit brazilian, Neymar. Sulmuesi 25 vjecar tashme duket te jete shume prane kalimit te klubi i sheikut Al khelaifi, qe per te do te paguaje plot 220 milione Euro dhe veprimi i Naymar duke marre fanellat e Sergio Ramos dhe Casemiro apo bisedat e gjata me Julio Baptistan ne ambientet e stadiumit “Hard Rock” mbremjen e se shtunes, perkthehen nga te gjitha mediat si nje lamtumire, e nese keto do te ishin imazhet e fundit te Neymar si nje lojtar i Barcelones atehere per Realin ky do te ishte nje lajm i mire.
Per ta konfirmuar kete mendon dhe e perditshmja e Katarit, Al Watan qe tregon se diten e marte sulmuesi do te kryeje ekzaminimet mjekesore ne Katar per ekipin e Paris Saint Germain. Neymar nuk i eshte bashkuar grupit katalanas per kthimin ne Spanje, por ka udhetuar per ne Kine ku po angazhohet ne nje spot publicitar, e prej andej do te udhetoje per ne Katar ku pritet te mberrije te marten, per t’u takuar me Presidentin e klubit nga Parisi, sheikun Nasser Al Khelaifi. Ky padiskutim qe do te jete transferimi me i bujshem i kesaj merkatoje.