NEZIRI: 15.000 aktivistë të gatshëm t’i ndjekin rekomandimet e Shtabit qendror dhe Ali Ahmetit



Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka thirur mbledhjen me Shtabin qendror dhe ato lokal që gjitha strukturat të jenë në funksion të Shtabit qendror për të koordinuar aktivitete për zgjedhjet e parakohshme parlamnetare. Kështu ka deklaruar për mediat pas takimit të Ahmetit, shefi i shtabit qendror Bekim Neziri, njofton Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.
Ndërkaq, sipas shefit të Shtabit zgjedhor Bekim Neziri, BDI-ja edhe një herë po dëshmon se është një nga subjektet më të organizuara politike dhe është tërësisht e gatshme për këtë sfidë. Siç tha, 15.000 aktivistë janë tërësisht të gatshëm t’i ndjekin orientimet dhe rekomandimet e Shtabit qendror zgjedhor dhe liderit Ali Ahmeti.
“E drejtë demokratike është të respektohet vota e qytetarëve në Maqedoni dhe mbetemi në kursin se çdoherë vota e popullit është ajo që duhet të përfaqësohet në Kuvend ose në cilat do struktura tjera në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Neziri.
Për BDI-në, një nga prioritetet kryesore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë edhe zgjedhjet në diasporë.
“Çmojmë dhe mendojmë se diaspora ynë në kontinuitet ka kontribuar për të mirën e Republikës së Maqedonisë dhe do të punojmë maksimalisht që të ketë një përfaqësues i tyre, një deputet i tyre në Kuvendin tonë, që përmes tij të mund t’i shprehin nevojat e tyre si qytetarë të Republikës së Maqedonisë në diasporë”, tha Neziri