Nga Donnarumma e Dele Alli, te Mbappe e Dembelé, këta janë yjet më të ndritshëm të së ardhmes

319

Disa prej tyre janë përcaktues që sot, titullarë të padiskutueshëm në skuadrat e tyre. Të tjerët kanë talentin e duhur për të qenë të tillë në një të ardhme të afërt. Janë lojtarët në listën e përpiluar nga ESPN me të rinjtë më të mirë evropianë të moshës deri 21 vjeç, të cilët pritet të jenë yjet e dekadës së ardhshme. Dele Alli, Donnarumma, Mbappe e të tjerë janë emrat që çdo tifoz do të donte t’i kishte në skuadrën e tij.

Ja lista: Dele Alli (Tottenham), Marco Asensio (Real Madrid), Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Dani Ceballos (Real Madrid), Kingsley Coman (Bayern), Moussa Dembele (Celtic), Ousmane Dembele (Borussia Dortmund), Kasper Dolberg (Ajax), Gabriel Jesus ( Manchester City), Thomas Lemar (Monaco), Thiago Maia (Lille), Anthony Martial (Manchester United), Kylian Mbappé (Monaco), Christian Pulisic (Borussia Dortmund), Marcus Rashford ( Manchester United), Renato Sanches (Bayern), Leroy Sané (Manchester City), Youri Tielemans (Monaco), Julian Weigl (Borussia Dortmund), Timo Werner (RB Leipzig).

Comments