NGA MESNATA MAQEDONIA NË FUSHATË PARAZGJEDHORE

174
fresco

Image result for zgjedhjet maqedoni

midle

Sonte pas mesnate edhe zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor.

Paraprakisht do të mbahen edhe konventat promovuese të tre partive, gjegjësisht koalicioneve nga kampi politik shqiptar. Sot Bashkimi Demokratik për Integrimmbajti konventën promovuese në sallën Boris Trajkovski  në Shkup, ndërsa në po në këtë sallë të martën konventën promovuese do ta mbajë edhe Lëvizja Besa dhe RDK të cilët në këto zgjedhje do të garojnë me listë të përbashkët. Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët konventën promovuese të kandidatëve për deputet embajti sonte  në sallën e sportit në Gostivar. PDSH konventën promovuese e ka mbajtur më herët, ndërsa nesër zyrtarisht fushatën e fillon me një tubim qendror në Studeniçan. Dy koalicionet më të mëdha të partive maqedonase, të drejtuara nga VMRO-DPMNE dhe LSDM poashtu kanë përfunduar konventat dhe nesër fillojnë fushatën me takime të drejtpërdrejta me elektoratin. Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i drejtuar nga VMRO fushatën e fillon në Ohër, ndërsa koalicioni opozitarë maqedonas i drejtuar nga LSDM-ja opozitare tubimin e parë do ta zhvillojë në Prilep. Partitë kanë paralajmëruar se përveç tubimeve qëndrore nëpër qytetet dhe vendbanimet më të mëdha, do të mbajnë edhe takime të tjera nëpër vendbanime më të vogla para dhe pas tubimeve qëndrore. Fushata do të zgjasë deri më 9 dhjetor, pasi me datë 10, një ditë para ditës së votimit është heshtje parazgjedhore. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të garojnë 11 lista të kandidatëve për deputet, 5 lista të koalicioneve dhe 6 lista të partive politike. Të drejtë vote në gjashtë njësitë në vend do të kenë gjithsej 1.784.524 qytetarë. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në vend, do të votohet në diasporë ku për zgjedhjen e tre deputetëve janë paraqitur gjithsej 20.591 mërgimtarë.

Comments