Nga nesër pritet përmirësim i motit
Nga dita e nesërme pritet përmirësim i motit, paralajmërojnë meteorologët.
Sipas tyre edhe gjatë ditës së nesërme, Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës së ajrit të ftohtë, por kryesisht do të mbretëroj mot me diell dhe vranësira të vogla.
Temperaturat e mëngjesit pritet të sillen nga 10 deri 17 gradë derisa ajo e ditës nga 21 deri në 27 gradë celsius, që nuk është karakteristike për këtë periudhë të viti.
Ndërkohë ditëve në vazhdim pritet ngritje graduale e temperaturave, kështu që në fillim të javës që vjen termometri do të shënoj temperatura deri më 34 gradë celsius.
“Gradualisht moti do të fillojë të përmirësohet, ashtu që do të mbretëroj mot me diell dhe vranësira të vogla lokale, por do të fryj erë nga drejtimi verior. Shpejtësia e erës do të jetë më e vogël se ajo e ditës së sotme. Temperatura e mëngjesit nesër do të sillet nga 10-17 gradë derisa ajo e ditës nga 21 deri në 27 gradë celsius. Që nënkupton rënie e madhe në krahasim me mesataren për këtë periudhë të vitit. Koha ditëve të ardhshme do të jetë stabile, dal ngadalë do të hyjmë në një masë ajrore më të nxehtë ashtu që temperaturat do të jenë në rritje. Temperatura karakteristike verore presim në fillim të javës së ardhshme, ashtu që të martën temperatura maksimale do të sillen nga 27-34 gradë celsius”, deklaroi Ivana Petroviq, sinoptike.