“Nga refugjat në hero”, llapjani që u vra në New York do të varroset në Kosovë

76
fresco

41-vjeçari, Burim Havolli u vra tragjikisht në Bruklin, teksa po tentonte të ndalonte një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.

Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kosovë, pasi të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore në New York, transmeton Klankosova.tv.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Ndërkohë Blerim Havolli, vëllai i viktimës, ishte në lot ndërsa fliste për mënyrën se si të dy e mbijetuan luftën e Kosovës në vitin 1999 dhe arratisën në Amerikë për një jetë më të mirë.

“Ai e donte këtë vend. Ky vend na ka ndihmuar shumë”, tha Blerim Havolli për CBS News.

Vëllai tha se familja po e përjeton rëndë vdekjen e 41-vjeçarit.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë. Kjo është e trishtë. Ai la pas tre [fëmijë] dhe ishte vetëm 41 vjeç”, tha nga ana tjetër, kushëriri Petrit Havolli.

Comments