Nga Ronaldo te Messi… këta janë 10 golat më të bukur të vitit sipas FIFA-s[Video]

324
Sonte në Londër me fillim nga ora 20:30, do të fillojë ceremonia e FIFA-s për shpërblimin e më të mirëve në botën e futbollit.
Një nga çmimet më të rëndësishme, është ai për golin më të bukur, i njohur si ‘The FIFA Puskas Award’.

Në këtë kategori përfshihen golat më të bukur të shënuar në gjithë botën.

Pjesë e nominimeve sonte janë golat e shënuara nga data 3 korrik 2017 deri më 15 korrik 2018.

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale e Lionel Messi janë në mesin e konkurrentëve për këtë çmim.

10 golat më të bukur të këtij viti kalendarik sportiv sipas FIFA-s mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme./Lajmi.net/

Comments