Nga shtatori, “Revolucioni Laraman” paralajmëron protesta të reja

96
Nga shtatori, “Revolucioni Laraman” paralajmëron protesta të reja (Video)

Moebel THEMA

Nga shtatori, “Revolucioni i larmë” paralajmëron protesta të reja pas pushimeve verore. Ata mbeten në qëndrimin se opozita ka gabuar që ka negociuar me siç thonë, partitë kriminale në pushtet. Filip Marjanoviq, mbështetës i “Revolucionit të larmë” thotë se nuk janë të kënaqur nga marrëveshja e Përzhinës, ndërsa pret që në shtator protestat të riaktivizohen.

“Nëse deri në shtator nuk respektohen këto çështje për të cilat është arritur marrëveshje, atëherë ne do t’i intensifikojmë protestat. Përndryshe ne fare nuk jemi të kënaqur nga marrëveshja dhe mendoj se me atë strukturë nuk është dashur të bisedohet fare. Kjo strukturë ka bagazh të rëndë kriminal”, u shpreh Filip Marjanoviq, nga “Revolucioni i Larmë”.

Pavle Bogoevski, aktivist i “Revolucionit të Larmë” thotë se partive u interesojnë vetëm interesat partiake, e jo edhe interesat e qytetarëve.

“Partitë u ulën në tryezë që të merren vesh se si do të veprojnë deri në zgjedhjet e ardhshme, e jo se si do t’i rregullojnë çështjet në vend. Në këto bisedime nuk duhet të marrin pjesë njerëz që kanë kontribuar vendi të jetë në këtë derexhe, dhe kur them “njerëz” mendoj në përfaqësuesit e partive qeverisëse por edhe të PDSH-së”, tha Pavle Bogoevski, nga “Revolucioni i Larmë”, njofton Tv21.

Nga “Revolucioni i larmë” thonë se nuk e pranojnë as marrëveshjen e ashtuquajtur “Përzhina 2”, për arsye se qytetarët nuk u përfshinë në procesin e ndjekjes së bisedimeve, edhe pse kjo ishte një nga kërkesat kyçe. Njëra nga protestat më masovike të “Revolucionit të larmë” ishte ajo e 20 qershorit, kur një pjesë e protestuesve u përpoqën ta rrënojnë përmendoren e Prometheut, por pa sukses.

Comments