Ngatërroi derën e banjës me dritaren, 16 vjeçarja shqiptare gjen vdekjen tragjike

271
fresco

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 16 vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në spitalin e Trevisos.

E reja ka ndërruar jetë pasi ra nga katër metra lartësi, bëjnë të ditur mediat italiane.

Ajo është nga Prishtina dhe është identifikuar nga autoritetet si Brikena Mehmeti.

16 vjeçarja ishte ngritur për të shkuar në banjo, por ka ngatërruar derën e banjës me një dritare duke rënë nga 4 metra lartësi .

midle

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i Brikenës pritet të sillet tashmë në Prishtinë.

Ajo u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në Loria të Trevizos për shkak të një gjendjeje të rëndë sonambulizimi që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës me një derë.

E shtruar me urgjencë në spitalin Castelfranco Veneto, e reja ishte transportuar brenda pak orësh në spitalin Ca’ Foncello të Trevizos për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në shpinë për shkak të rënies nga 4 metër lartësi.

Siç bën me dijë gazeta “La Tribuna di Treviso”, e reja ishte çuar menëherë në terapi intensive, por në orët që vijuan ajo pati një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.joq.al

Comments