Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik dhe vonesat në formimin e institucioneve, duke paralajmëruar pasoja serioze nëse buxheti nuk votohet së shpejti.Ai tha për “Front Online” se mungesa e buxhetit do të linte pa paga punëtorët e sektorit publik.
“Institucionet të bëjnë zgjidhje nëse ka. nëse punëtorët e arsimit, policia, sektori publik në tërësi mbeten pa paga pas vitit të ri do të krijohet një gjendje e rëndë se shumica e tyre mezi e lidhin muajin me muaj dhe me pagat që i kanë e paramendo nëse mbeten edhe pa to”, u shpreh ai.Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për neglizhencë, duke thënë se si parti fituese ka përgjegjësinë për krijimin e institucioneve.
“Është një neglizhencë e partisë që doli e para. për situatën që është deri tash fajet i ka LVV se ajo e ka obligim t’i krijojë institucionet. Kemi shumë kërkesa nga anëtarësia që s’po kemi ku me i adresuar në mungesë të parlamentit dhe institucionet”, ka deklaruar Jasharaj.

