Ngjallja e nacionalizmit shqiptar…!

628

Shkruan: Dr.Nijazi Halili

Historia e shqiptarëve ishte unike. Që nga shekulli 15, Skënderbeu ishte shërbyes në pallatin e Sulltanit. Në fillim të shekullit të 15-të erdhi dhe çliroi vendin duke e shpallur Provincë të pavarur me seli të vendosur në Krujë, qendër e Principatës së shqiptarëve në vitin 1443. Në vitin 1444 (2 mars) Skënderbeu organizoi “Lidhja e Lissus” (Lezhë aktuale) për të bërë bashkimin e princërve shqiptarë. Skënderbeu mbajti mbretërinë e tij të lirë për 25 pesë vjet. Më vonë, rezistenca kundër osmane vazhdoi e udhëhequr nga Dukagjini, Princi i Mirditës, veriu katolik i Shqipërisë. Në fillim të shekullit të 16-të Shqipëria u pushtua nga osmanët. Gjatë shek. 17-18 vendi u përball me një proces të islamizimit masiv. Pra, shumica e shqiptarëve ndryshuan në Musliman (Syni dhe Bektashi).

Shqiptarët ishin të vendosur në pjesën perëndimore të Ballkanit. Administroheshin nga katër Pashallëqet; i Shkodrës, Janinës, Prizrenit dhe Dibrës. Ekonomikisht vendi ishte shumë i varfër. Kryesisht merrej me bujqësi. Kishte dy klasa: Çifligarët (ose pronarët) që përfaqësojnë klasën e pasur dhe fshatarët (fermerët e varfër). Ndërkombëtarisht kjo zonë u njoh si territor perëndimorë osman. Në fillim të shekullit nëntëmbëdhjetë shqiptarët mbështetën zgjimin e nacionalizmit në Serbi dhe më vonë në Greqi. Ata demonstruan solidaritet të fortë ndaj tyre. Pashallëku shqiptar i Janinës i udhëhequr nga Ali Pasha (Tepelena) u ndikua fort nga ndjenja nacionaliste greke në fazën më të hershme.

Ali Pasha kishte ambiciet për të krijuar Pashallëk të pavarur. Ai organizoi një kryengritje kundër Sulltanit, në shërbim të luftës së Napoleonit. Por përpjekjet e tij dështuan dhe Sulltan e mundi atë. Koka e tij u pre dhe u dërgua në Pallatin e Sulltanit.

Dështimet e Ali Pashës ndikuan shumë në shoqërinë greke. Para së gjithash vrasja e Ali Pashës, ndikojë shumë në shoqërinë greke duke shkaktuar panik . Menjëherë pas dështimit të tij filloi lëvizja greke drejt pavarësisë. Komuniteti shqiptarë në Greqi mbështeti përpjekjet çlirimtare greke. Duke dërguar armë dhe trupa dhe për të luftuar për çlirimin e Greqisë, shqiptarët rritën identitetin e tyre të dobësuar. Për shkak të specifikave të tyre, zgjimi nacionalist shqiptar filloi pak më vonë, në krahasim me popujt e tjerë të Ballkanit.

Së pari, shqiptarë ishin të ndarë në katër Pashallëqe; së dyti, shqiptarët ishin popullata shumicë myslimane dhe për këtë arsye lënë veten më të familjarizuar me osmanët në krahasim me popujt e tjerë të dominuar nga katolikët romak apo ortodoksët, së treti, shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë Fuqi të lidhur drejtpërdrejtë e që do të mbështeteshin tek ajo, së katërti, shqiptarët ishin në rajonin e interesit dhe influencave të Fuqive kontradiktore, e cila u reflektua në politikën e fuqive ndaj tyre. Zgjimet shqiptare filluan nga jashtë. Ndikimi italian erdhi nga shqiptarët e vendosur atje, të udhëhequr në fushën e kulturës nga shkrimtari i famshëm Jeronim De Rada. Bashkimi italian në vitin 1870 frymëzoi komunitetin nacionalist shqiptarë. Komuniteti shqiptarë në Bukuresht dhe në Sofia solli ndikimin e tyre me organizim, publikime dhe mbështetje. Së fundi, komuniteti shqiptar në Stamboll ishte shumë i fortë dhe me ndikim shumë të madh politik në Gjykatën e Lartë nga Sulltani.

Zgjimi i ndjenjës dhe identitetit shqiptar erdhi nga disa rajone, si ai i Prizerenit në Pashallëkun e Kosovës dhe në rajonin e Mirditës në trojet veriore dhe perëndimore, të përkatësisë romano katolike. Nga këto anë filluan përpjekjet shqiptare për identitet, për ndërkombëtarizimin e çështjes së tyre, për organizimin e brendshëm dhe hartimin e një vizioni për të ardhmen e Shqipërisë.

Comments