Ngjarje tragjike në SHBA: Babai pranon vrasjen e katër fëmijëve

174

Wellington Delano Dickens, 38 vjeç, është akuzuar në SHBA për vrasjen e katër fëmijëve të tij, pasi telefonoi autoritetet e Karolinës së Veriut për të rrëfyer krimin e tmerrshëm. Dickens u arrestua të martën në mëngjes pasi oficerët mbërritën në shtëpinë e tij pas një telefonate të mëparshme, raportoi ABC News, transmeton FaktiDitor.info

38-vjeçari u tha oficerëve se katër fëmijët – Leah Dickens 6-vjeçare, Zoe Dickens 9-vjeçare, Wellington 10-vjeçar dhe djali i tij i adoptuar, 18-vjeçari Sean Brassfield – u gjetën të vdekur në bagazhin e një makine në garazh.

Vlerësimet fillestare të policisë sugjerojnë se trupat e katër fëmijëve kishin qenë në makinë për disa muaj. Dokumentet e gjykatës thonë se autoritetet besojnë se katër fëmijët kishin qenë të vdekur që nga 1 maji.

Gostinë e përgjakshme të vrasësit 38-vjeçar i mbijetoi djali i tij 3-vjeçar, i cili u gjet gjallë dhe i padëmtuar në shtëpi.

Dickens akuzohet për vrasje të shkallës së parë. Sipas mediave lokale, gruaja e tij, Ray Jones Dickens, vdiq në prill të vitit 2024.

Xhaxhai i Dickens tha se veterani i Luftës në Irak “dukej mirë” kur e pa për herë të fundit rreth një vit më parë.

“Si të gjithë, u shokova. E dëgjon, flet për atë që po u ndodh njerëzve të tjerë. Nuk do ta mendoje kurrë se do t’i ndodhte dikujt prej teje”, tha ai, por vuri në dukje se 38-vjeçari nuk ishte më i njëjti pas shërbimit të tij në ushtri, duke thënë “e dimë që ai kishte një problem të vogël që kur u kthye”.

Comments