Ngjarjet që tronditën 2016-ën: Tërmet katastrofike në Itali lënë rreth 300 të vdekur


2016-ta ishte viti i lajmeve të bujshme që nga sulmet terroriste tek goditjet politike dhe vdekjet fatale të dhjetëra yjeve boterore. Në botën e politikës Britania votoi të largohej nga BE-ja, ndërkohë Amerika zgjodhi si presidentin e 45-të, miliarderin Donald Trump.
Nga ana tjeter, Italia shpalli ditë zie kombëtare për 290 viktimat e tërmetit të fuqishëm që u shënua në qendër të gadishullit ku qindra forca të shpëtimit vijojnë kërkimet me shpresën për të gjetur të mbijetuar të tjerë nën rrënoja.
Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në të gjithë vendin për të nderuar viktimat në Arquata dhe Peskara del Tronto, një prej zonave më të prekura në Apenine.
Numri i të vdekurve të shkaktuar nga tërmeti në Italinë qendrore ka shkuar në 290.
Amatriçia, qyteza malore e prekur nga një tërmet i fuqishëm është ndarë në dy pjesë. Qasja në qytezë bëhet nëpërmjet dy drejtimeve, njëra në veri dhe tjetra në jug, ndërsa në qendër ndodhet zona e ndaluar, zona e vdekjes ku vinçat, ekskavatorët dhe forcat e shpëtimit vijojnë pa reshtur punën, natë e ditë.
“Situata është më keq se përjetimi i një lufte. Tashmë nuk kemi më asgjë. Nëna ime nuk meritonte një vdekje të tillë”, u shpreh me lot në sy Rita Rosine, 63 vjeç, e cila kishte humbur nënën e saj mbrëmjen e tërmetit, ku shfaqeshin gërmadhat e një shtëpie që nuk ekzistonte më.