Ngjela: Veç Majkos, të gjithë kundër sulmeve të NATO-s në Serbi
Avokati i njohur Spartak Ngjela, duke përkujtuar rolin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në çlirimin e Kosovës si dhe rolin e tij në sulmet e NATO-s në vitin 1999, ka deklaruar se ai i çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Ngjela shkruan se kjo nuk ishte një gjë e lehtë. Sipas tij, me përjashtim të ish-kryeministrit shqiptar Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.
Postimi i plotë
Sot, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, feston 70 vjetorin e ditëlindjes së tij. Shqiptarët duhet ta festojnë. Me personalitetin e tij, me autoritetin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me humanizmin, me intelektin e lartë të tij për politikbërje dhe me njohuritë e thella që kishte për kohën e tij, Bill Klintoni, në pranverën e vitit 1999, çliroi shqiptarët nga zgjedha dhe i shpëtoi ata nga rreziku më i madh i tyre që nga pushtimi osman.
Dhe mos mendoni se e ka pasur të lehtë, në një kohë që, në Tiranë, në vitin 1999, me përjashtim të kryeministrit Pandeli Majko dhe qeverisë së tij, të gjithë liderët kryesorë politikë, maxhorancë dhe opozitë, ishin kundër bombardimit të Beogradit.
Në ende nuk ia kemi bërë nderimin historik Bill Klintonit në Shqipëri, sepse ende nuk i kemi larë duart politikisht as me kundërshtarët e luftës së NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Por, sigurisht që do t’i bëjmë..
19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)