Ngritja e pjesëmarjes së femrës si shofer dhe si faktor për sigurinë e komunikacionit

238

MSc.Merita Mustafai (inxh.dipl.komunikacionit)

– anëtare e KRSKR http://rsbsp.org.mk
Automobilat, në përgjithësi, në thelb gjithmonë janë konsideruar si një hobi vetëm për meshkujt, pa lënë vend për femrat. Por kjo po ndryshon me kalimin e kohës. Në vitet e 20-ta të shekullit të njëzetë, kur e pyesin një grua në fermë, pse familja e tyre blenë më shpesh makina, se sa të instalojnë ujësjellësin në shtëpinë e tyre, përgjigja e tyre ishte se “ne nuk mund të shkojnë në qytet në vaskë”, por sistemi i ujësjellësit do ti japë përparësi të gjithë familjes, ndërsa automjeti është tradicionalisht vetëm për meshkujt.

Femra si shofere në vitet e 20-ta të shekullit të njëzetë 


Kjo nuk do të thotë se kontributi i femrave nuk ekziston, vetëm ai ishte injoruar. Edhe pse gratë janë pakicë në botën e automobilizmit, ata kishin një ndikim të madh në vozitjen. Meshkujt shpesh janë përpjekur të kufizojnë ose të ndalojnë shoferët femra, dhe shpesh talleshin me aftësinë e tyre për vozitje, por kjo nuk e ka penguar shfaqjen e një numri të madh të shoferëve femra. Shkrimtaret Emily Post dhe Edith ëharton ishin personazhe të famshme, dhe ato si femra kanë dhënë kontribut të rëndësishme për automobilizmin në Luftën e Parë Botërore, si shoferë të ndihmës së shpejtë, për tramvaj dhe traktorë. Në fillim të shekullit XX, femrat shpesh kanë ndier njëfarë kënaqësie në qasjen te veturat familjare. Edhe pse për meshkujt kanë pasur mendim se duhet t’u jepet përparësi, sepse ata ishin të vetmit që fitonin pagat dhe konsideroheshin si kreu i familjes, disa femra nuk ishin vetëm udhëtarë, por në varësi të partnerëve të tyre, u është lejuar që ti drejtojnë veturat e tyre përreth. Femrat kanë mundur të ngasin veturat, por jo edhe të tregojnë interes për to.
Si përgjigje ndaj paragjykimeve historike, femrat nuk kishin tendencë për të treguar aq shumë interes për automobilat, si meshkujt, ata e kanë zgjedhur funksionalitetin mbi formën. Për shumë meshkujt, automobili paraqet më shumë hobi se si një mjet transporti, kurse për femrat është thjesht një domosdoshmëri. Do të ishte e padrejtë përjashtimi, dhe thjeshtë e gabuar, nëse themi se femrat nuk kanë interes për automobilat, në të njëjtën mënyrë nëse themi se të gjithë meshkujt janë të pasionuar rreth tyre.
Para njëzet viteve, shoferët femra tek ne mund të numëroheshin në gishta. Në vitet e fundit, prania e tyre në komunikacion është dukuri normale dhe askush nuk i kushton vëmendje nëse pas timonit ulet një femër apo një mashkull. Sot, gjithnjë e më shumë shohim femra në automjete të bukura dhe të shtrenjta, të cilat në asgjë nuk ndryshojnë shoferët meshkuj. Janë tejkaluar paragjykimet, se që një femër nuk mund të drejtojë mirë automjetin, se ka problem me vozitjen prapa, ose me parkimin. Por ka diçka, që i dallon shoferët femra, ata janë shumë më të kujdesshëm gjatë ngasjes, janë më të përgjegjshme dhe më shumë i përmbahen rregullave të trafikut. Rrallë mund të vërehet se një femër i nënvlerëson pasojat e vozitjes së shpejtë
Numri i aksidenteve ndërmjet meshkujve dhe femrave ka dallim të rëndësishëm, nëse merret parasysh vëllimi i vozitjes, por dallimi është më i madh te mënyra e respektimit të rregullave të komunikacionit, sepse femrat më së shumti u përmbahen rregullave të komunikacionit se sa meshkujt, ky raport është vërejtur te të gjitha grupet e shoferëve. Sipas statistikave, në mënyrë proporcionale meshkujt bëjnë pjesë më shumë te aksidentet se sa femrat, sidomos në ato aksidente që kanë natyrë më të rëndë, por në vëllimin vozitjes, nuk ekziston një raport proporcional te të gjithë shoferët meshkuj, në raport me shoferët femra, sidomos në kushtet e rënda të trafikut. Dallimet në gjini nuk janë të njohura, sepse se nuk ka të dhëna të sakta statistikore në lidhje me paraqitjen e kilometra të vozitjes së meshkujve dhe femrave; Gjatë dallimeve, kërkohen lloje shumë të ndryshme të shtypjes sidomos në mënyrën e aftësimit.
Sipas disa hulumtimeve, shkalla e llogaritur e aksidenteve për çdo gjini veç e veç, ku raportet janë paraqitur si numri i aksidenteve vjetore për 1000 shoferë për një gjini (mashkull ose femër) dhe shkalla e aksidenteve të komunikacionit (AK) për 1000 shoferë për kilometër. Prej këtu rrjedh se te meshkujt shkalla e aksidenteve është prej 16 deri 18 AK në 1000 shoferë, ndërsa te femrat nga 4.3 deri në 7.22 AK në 1000 shoferë, dmth raporti mashkull / femër është 2,5 deri 4.6. Norma vjetore e aksidenteve për meshkujt është rreth 10 AK në 1000 Shoferë për 10.000 kilometra të kaluar, ndërsa te femrat është 4 deri në 5 AK në 1000 Shoferë për 10.000 km, raporti meshkuj / femra është 2 deri 2.42.
Sipas provave eksperimentale në mes të meshkujve dhe femrave ka ndryshime në disa aftësi dhe veçori, dallimi më i dukshëm është në fuqinë fizike, e cila është dy herë më e dobët te femrat sesa tek meshkujt, ose në qoftë se paraqitet në raport me peshën trupore, ky raport është 60% në favor të meshkujve. Meshkujt janë më të qëndrueshëm dhe më të mirë në aspektin e shpejtësisë së reagimit dhe detyrat perceptuare – motorike, ku informacionet janë të dhënë nga treguesit instrumental. Këto dallime nuk do ndryshohen me moshën. Nga ana tjetër, femrat janë më të mira në aftësinë e duarve, ku janë të nevojshme lëvizje delikate të gishtave në detyrat që kërkojnë përpunimin e informacionit me anë të materialit semantik dhe simbolik. Është njohuri e zakonshme se femrat e të gjitha moshave, më ngadalë aftësohen dhe më vështirë i fitojnë përvojat e parë në ngasje.
Te meshkujt janë zhvilluar ato tipare që janë karakteristike për shoferët të cilët më shpesh bëjnë aksidente. Në ngasjet e simuluara është konstatuar se ata që ngasin me veturë në afërsi të vijës së mesme, ngasin veturën më shpejtë dhe me përfaqësim më të lartë të përdorimit të padalës së gazit. Te femrat para së gjithash, është karakteristike përkushtimi më i madh dhe kritika e situatave të komunikacionit me ngasje më të ngadalshme, duke rezultuar në një përfaqësim më të ulët të femrave në aksidentet e rënda të komunikacionit. Femrat më shumë i respektojnë rregullat e trafikut për nevojat e sigurisë dhe zhvillimit normal të komunikacionit. Gjithashtu, edhe disa veçori tjera i bëjnë femrat më pak të pritura ndaj aksidenteve, për shembull, ata më pak pinë alkool, janë më të ndjeshme dhe më pak ekstrovertne (të kthyeshme). Më saktë edhe nëse supozohet se ekziston një dallim në prirjen më të vogël të shoferëve femra, atëherë ajo i përshkruhet dallimeve të veçorive, dhe më pak në aftësitë.

Comments