Nicole Scherzinger akuzohet se po gënjen rreth moshës së saj (Foto)

339

Ajo ka edhe një vit para se të mbushë 40-vjeç dhe duket më seksi se sa asnjëherë më parë.

Këngëtarja Nicole Scherzinger është pjesë e jurisë në X Factor, i cili në fillim të shtatorit do të fillojë të shfaqet në mediat britanike.
Por, Louis Walsh ka një pohim sensacional për këngëtaren, duke thënë se ajo po gënjen sa i përket moshës së saj.
Në mënyrën e tij tipike kontroverse, menaxheri irlandez nga shou televiziv britanik The X Factor, ka thënë se ish-këngëtarja e “Pussycat Doll” ka kryer punë të madhe gjatë karrierës, duke dëshmuar se është artiste e vërtetë.
Ai ka thënë për Heat Magazine se askush nuk e di moshën e saj të vërtetë, transmeton KosovaPress.
“Është gjë e mirë që ajo ende mund t’i bëjë të gjitha për moshën e saj. Askush nuk e di moshën e saj, por ajo është më e vjetër se sa që thotë”, ka thënë Walsh (65).
Nicole e ka pranuar në të kaluarën se ka qenë “ekonomike” lidhur me të vërtetën e moshës së saj.
Ajo në vitin 2008 kishte pranuar se po gënjen rreth moshës së saj aktuale, duke thënë se është 30-vjeçare, derisa në ueb faqen e bendit të saj muzikor shkruante se Nicole është 28.
“Është dashur të them se unë jam 27-vjeçe!”, është shprehur ajo.
Ajo ka sqaruar se është e lindur në qershor të vitit 1978, që do të thotë se sivjet ka mbushur 39-vjeç.
Daily Mail ka kontaktuar përfaqësuesin e Nicole për të komentuar lidhur me akuzat e Walsh, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Comments