Nijazi Hamidi: Deputetët e zonës 2 të takohen me qytetarët e pakënaqur nga dëmshpërblimi i vërshimeve

108

Moebel THEMA

14732235_327728390921653_3083755529445594364_n

Kryetari i Bashkësisë Urbane ‘Jane Sandanski’ në Hasanbeg, Nijazi Hamidi ka bërë një thirrje publike për takim me deputetët e zonës zgjedhore numër dy me qëllim që të zgjidhet problemi i ankesave të qytetarëve të kësaj lagje për dëmshpërblimet nga vërshimet.

“Që në fillim të potencoj se këtë thirrje publike po e bëjë në cilësinë e kryetarit të Bashkësisë Urbane ‘Jane Sandanski’ lagjeja Hasanbeg dhe në emër të qytetarëve të kësaj lagjeje të cilët janë të dëmtuar nga vërshimet e 6 gushtit të vitit 2016.

Thërras të gjithë deputetët e zonës 2, pavarësisht se cilës parti i takojnë, thërras këshilltarët komunal të kësaj zone në komunën Gazi Babë, gjithashtu ju bëjë thirrje edhe përfaqësuesve të Komisionit për dëme pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, por edhe kryetarët ose përfaqësues të bashkësive lokale, gjegjësisht urbane, që të vijnë në një takim me qytetarët e zonave të vërshuara, që të zgjidhet problemi me dëmshpërblimet, me ato qytetar të pakënaqur.

Besoj dhe jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë ky problem aktual do të zgjidhet ashtu siç është në realitet, ndërsa sa i përket ankesave të qytetarëve deri te Komisioni për dëme, në mungesë të këtij takimi, nuk do të ketë ndonjë rezultat ashtu siç pritet nga qytetarët dhe besoj se kjo thirrje publike-takim, do të ishte edhe në dobi të qytetarëve të dëmtuar, po edhe në dobi të buxhetit të Republikës së Maqedonisë.”përfundoi thirrjen e tij Nijazi Hamidi, kryetar i Bashkësisë Urbane “Jane Sandanski” Lagjeja Hasanbeg.

Comments