Nijazi Muhamedi: Kandidimi i xha Brankos ndihmon rizgjimit kombëtarë të shqiptarëve ortodoks



Kandidimi i Branko Manojlovksi si bartës liste në zonën 5 nga radhët e BDI-së për analistin Nijazi Muhamedin paraqet potezin më të mençur politik strategjik dhe taktik të shqiptarëve, sepse i ndihmon rizgjimit kombëtarë të shqiptarëve ortodoks, duke e tërësuar faktin shqiptarë në Maqedoni të cilën regjimet maqedonase e shkëputën dhunshëm me dekada.
Me këtë kandidaturë elektoratit shqiptarë i shtohet një trup votues fillimisht prej 30 mijë votash në zonën 5 dhe 6 ose tre deri në katër deputet.