Nikoqiri I ndeshjes kampionale Viktoria në fushën e lojës kishte futur futbollist nga dy deri në tre vjet më të vjetër se ato të Fortuna 2009

Grupmoshat e reja të Klubit Hasanbeg kanë patur kundërshtarë lojtarë më të vjetër dhe kjo ka bërë që ata të reagojnë për këtë skandal që u është bërë duke konfirmuar se cështja nuk do të mbetet këtu, por do të reagojnë edhe në instanca më të larta të futbollit pranë FFM-së transmeton Faktiditor.

Më poshtë e keni reagimin e plotë :
“Në ndeshjen e djeshme kampionale të U13 Viktoria (Slupçan)- Fortuna 2009 (Hasanbeg), ishim dëshmitarë të mashtrimit më të madh që iu bëhet futbollistëve të rinj dhe prindërve të tyre. Në fakt nikoqiri I kësaj ndeshje kampionale Viktoria (trajneri I saj) në fushën e lojës kishte future futbollist nga dy deri në tre vjet më të vjetër se ato të Fortuna 2009. Ndeshja ishte e vlefshme për gjeneratën U13 ose futbollist të lindur në vitin 2003 e më të rinj e JO MË TË VJETËR. Me librezën e fëmijës të lindur në vitin 2005 luan futbollist mbi moshën 13 vjeçare, me ato të U13 luajtën më të mëdhenj se 14 vjeç. Duke dashur që si pedagog t’ia mbrojmë dinjitetit futbollistëve të manipuluar dhe prindërve të tyre nuk do ti publikojmë të dhënat dhe ato ia dorëzojmë organeve të FFM (Komisionit për të rinj). Fortuna 2009 këtë ndeshje e fitoi zyrtarisht 3:0, por shtrohet pyetja kush e paguan stresin psikik të fëmijëve se këta më të moshuarit do na lëndojnë. Vetëm në fund do ju themi ALO MOS I GËNJENI FËMIJËT, ATA NUK E MERITOJNË KËTË. ÇFARË DO NDODHË DO E FITONI FORTUNA 2009 DHE MË PAS EDHE NËSE VDISNI NDASHTË. JO JETA VAZHDON EDHE PASI TA FITONI FORTUNA 2009, POR PRODHONI FUTBOLLIST CILËSOR DHE EDUKONI NË NDERSHMËRI DHE JO ME MASHTRIME”./Faktiditor/.