Nis ndërtimi i shtëpisë për dy motra të verbëra dhe vëllain e tyre në Shkup (FOTO)

255
fresco

Imami nga Shqipëria, Elvis Naçi bashkë me shumë shqiptarë të tjerë kanë arritur të nisin ndërtimin e shtëpisë për disa persona në nevojë në disa vendbanime.

Vetë imami Naçi në rrjetin e tij social ka njoftuar se ka nisur shtëpia për dy motrat e verbëra dhe vëllait të tyre Agimit nga Shkupi, përcjell TetovaSot.

“Së bashku bëmë edhe një mrekulli: Filluam ndërtimin e Shtëpisë së dy Motrave të verbëra dhe vëllait te tyre Agimit në Shkup, Zoti i Gjithësisë i shpërbleftë, Bajram imeri dhe Fatmir Emini për ndihmën që po japin në bashkëpunim me Fondacionin Firdeus për këtë Familje që është në kulmin e varfërisë, sëmundjeve dhe halleve”, shkruan në facebook, imami Elvis Naçi.

midle

Comments