NIS PASTRIMI I KANALIT NË KAMNIK, BANORËT ANKOHEN PËR VONESË

231
fresco

kanal

midle

Në njërën anë të Kamnikut kanë filluar punimet për pastrimin e kanalit fekal, edhe atë 15 ditë pas vërshimeve të furishme të 6 gushtit nxorën gjithçka nga shtrati, raporton SHENJA.

I gjithë ky ujë fekal është stacionuar në shtëpitë e banorëve përreth, por gjithçka deri më tash ka mbetur në vend pa u prekur nga institucionet. Banorët thonë se ndihma është e vonuar, andaj edhe do ju duhet mjaft kohë deri në pastrimin e tërësishëm.

”Kjo është dashur të pastrohet para datës 10 , a prej atëherë tash më po pastrohet. Unë kam reaguar por e kot kam me reagu. Këtu nuk ka marrëveshje se këtu janë të gjithë të pamarrun vesh”, tha një banor.

Iniciativa e pushtetarëve merret pas fatkeqësisë, meqë disa herë ky kanal ka qenë vetëm objekt reklamimi i tyre për të fituar pikët politike nga këta banorë.

“Në rregull është tash por ama pak vonë është. Te neve kur të ndodh diçka më pas mirret iniciativa edhe atë vetëm për të thënë se po punohet diçka”, tha një banor tjetër.

Punimet për pastrimin e kanalit kanë filluar, por vetëm në njërën anë të kaminikut, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron ende e njëjtë.

Comments