Nis protesta e shoqërisë civile për skandalin e përgjimeve ‘Pronto 2’ (Foto)
Ka filluar protesta e paralajmëruar nga qytetarët ndaj përgjimeve të publikuara të ish zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomit të Kosovës, tash deputetit të PDK-së Adem Grabovci me zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Një numër i vogël i qytetarëve kanë dalë për të protestuar për përgjimet e fundit të publikuara, raporton KosovaPress.
“Pronto, pronto qytetarë të Kosovës bashkohuni protestës edhe nëse nuk keni konkuru”, ky ishte mesazhi i marshit protestues.
Më pak se 50 marshues që po marrin pjesë në fillimin e kësaj proteste, disa prej tyre po mbajnë në duar disa pankarta me mbishkrime “Lumez a ki konkuru”, “Pronto”, “Alo shef”, “1000 përgjime sun um nalin”, dhe “Pse është krim me punësu njerëz aaa”.
Në këtë protestë në të cilën ishte paralajmëruar se do të marrin pjesë edhe aktivistë të VV-së, nuk ka figura publike, përveç publicistit Imer Mushkolaj.
Ndërsa numri i qytetarëve për t’iu bashkuar protestës wshtw duke u rritur, numri i pjesëtarëve të policisë së Kosovws është i vogël.