Nis rikonstruimi I digave të lumit Shkumbin

195
fresco
Nis rikonstruimi I digave të lumit Shkumbin

midle

Dy kompani do të angazhohen për rikonstruimin e tre digave të lumit Shkumbin, në pastrimin e deponive të egra në fshatin Shipkovicë dhe në realizimin e punimeve përgatitore për instalim të stacioneve hidrologjike në rajonin e Pollogut, informon ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi.

“Dy ditët e ardhshme pritet të fillojnë punimet në terren. Afati për komplemtim të rikonstruimit të tre digave të lumit Shkumbin është fundi i marsit të vitit të ardhshëm”, tha Elezi.

Punimet do të realizohen në bashkëpunim me UNDP-në.

Dimitrija Sekovski nga UNDP-ja informoi se në lumin Shkumbin në Tetovë ekziston sistem nga gardhe, diga  të cilat janë të betonuara dhe me grila, të cilat e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë qytetin nga përmbytjet e rrëmbyeshme të cilat me vete sjellin shtresa të mëdha.

“Për fat të keq gjatë përmbytjeve të fundit që ishin në gusht të vitit 2015, tre nga gjithsej gjashtë gardhe janë dëmtuar seriozisht, që do të thotë se qyteti i Tetovës është i ekspozuar në rrezik nga përmbytje dhe nga lloje të tjera të dëmeve, gurë të mëdhenj.”, tha Sekovski.

Comments