Prokurori Besim Hajdarmataj mori i pari fjalën në mbledhjen e Këshillit të Rregullores duke paralajmëruar dorëzimin e prova të reja kundër deputetit të PS, Saimir Tahiri.
Hajdarmataj tha se provat e reja do paraqiten në kuadër të procesit të hetimit, i cili vijon ende.
“Ne kemi të administruar tashmë një pjesë tjetër të përgjimeve të palës italiane, që kërkojmë t’i administrojmë bashkë me dokumentet e ditës së djeshme”, tha Hajdarmataj.
Dy dosja të tjera kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në lidhje me grupin Habilaj nga pala italiane.
Kjo deklaratë e prokurorit hasi në kundërshtimin e menjëhershëm të avokatit të Tahirit, i cili tha se sot duhet të ishte pala mbrojtëse ajo që duhet të paraqesë argumentat e saj, megjithatë, deputetët u shprehën të gatshëm të dëgjojnë provat e reja.
Pas një seancë maratonë, dje Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk arriti të marrë një vendim duke e shtyrë për ditën e sotme ora 10:00.