Pas dorëzimit të mandatit të Nikolla Gruevskit i cili nuk arriti të formojë qeverinë e re me BDI-në, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka nisur ti josh shqiptarët me poste të ndryshme vetëm e vetëm të formojë qeverinë e ardhshme, mëson TetovaSot.
Nëse presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov ia jep mandatin Zoarn Zaevit për të formuar qeverinë, Zaev do të nis bisedimet me partitë shqiptare për të bërë shumicën parlamentare.
Siç përflitet në disa kolare partiake brenda LR-PDSH-së dhe BDI-së Zaev ka premtuar që Ziadin Sela të bëhet kryetar kuvendi dhe Teuta Arifi të jetë Ministre e Punëve të Jashtme.
Nuk dihet nëse këta poste mund të jenë edhe pjesë e bisedimeve për formimin e qeverisë, por nëse Zaev nuk e rregullon gjuhën shqipe para se me u formuar qeveria lideri i LR-PDSH-së ka thënë se nuk do ta përkrah asnjë qeveri të ardhshme.
Ndryshe BDI ditë më parë i dha nj grusht të fortë VMRO-së që nuk dihet nëse do ta bëjë edhe me LSDM-në nëse nuk i plotëson platformën shqiptare.