Nishani refuzon takimin me ambasadorin Lu
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar këtë të enjte një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Presidenca, që ka konfirmuar lajmin, nuk ka bërë të ditura arsyet e refuzimit të takimit me ambasadorin Lu, transmeton tch.
Para refuzimit të takimit në fjalë, kreu i shtetit priti në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili pati një përplasje verbale me ambasadorin amerikan.