Nishani takohet me kryeministrin turk Yildrim

182
fresco

midle
thumbs_b_c_c8c47412ade6bc4ff24dc30ac6218cae

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yıldırım në rezidencën shtetërore Köşk, raporton AA.

Nishani më parë gjatë ditës u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Madh të Turqisë, Ismail Kahraman, i cili vizitoi edhe ambientet e bombarduara gjatë tentativës së FETO-s për grusht shteti.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, presidenti i Shqipërisë do të takohet sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdoğan.

Pas takimit kokë më kokë pritet të ketë një ceremoni për firmosjen e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Më pas dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Comments