Nisi faza e dytë e rikonstrumit të rrugës në Saraj

181

Nisën punimet ndërtimore të fazës së dytë të projektit për rikonstruimin e rrugës në Saraj, përcjell Aktuale.mk.

Në eveniment morën pjesë kryetari I komunës së Sarajit Bekim Murati dhe prefekti I qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Kryetari I komunës së Sarajit Bekim Murati deklaroi se me këtë projekt si dhe ndërtimine urës në lumin Vardar dhe rrugës kryesore në Gllumovë do të krijohet infrastrukturë e re rrugore nga hyrja n komunë e deri në Matkë.

Punimet do të duhet të përfundojnë për 140 ditë ndërkaq do të kushtojë 9.5 milion denarë.

Comments