Nisin shitjet e biletave për ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut

62
fresco

Më 18 nëntor, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Botërorin e vitit 2026, Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Uellsit në Kardif, transmeton Portalb.mk.

“Sipas rregullave të UEFA-s, për tifozët maqedonas në seksionin mysafir të stadiumit janë ndarë gati 1.500 bileta. Çmimi i biletës, i përcaktuar nga Shoqata e Futbollit të Uellsit, është 2.800,00 denarë”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Shitja e biletave do të bëhet në formë elektronike KËTU.

“Bordi Drejtues i FFM-së ka miratuar një vendim me të cilin përcaktohen çmimet e biletave për ndeshjen miqësore midis ekipeve kombëtare A të Maqedonisë dhe Letonisë. Çmimet e biletave janë 300.00 dhe 200.00 denarë për tribunat veriore dhe jugore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski”.”, njoftoi Federata.

Ndeshja Maqedoni – Letoni do të luhet më 13 nëntor, ndërsa biletat do të jenë për futbollistët e rinj të shoqëruar nga trajnerët e tyre.

Comments