Nisin takimet “zyrtare” mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

190

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tashmë kanë nisur zyrtarisht takimet, pas thirrjeve të vazhdueshme për bashkëpunim.
Përfaqësuesit e LDK-së nuk kanë dashur të japin detaje rreth takimit, megjithëse kanë thënë se e mbështesin një takim të tillë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, nuk ka dhënë detaje rreth takimit me Vetëvendosjen.
“Unë qëndroj prapa asaj, mirëpo unë nuk kam shkuar. Pyetni ata që kanë qenë, akterët që kanë marrë pjesë aty”, ka deklaruar shkurt Rugova.
“Zëri” ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët e tjerë të strukturës qendrorte të LDK-së, përfshirë këtu edhe nënkryetarin Lutfi Haziri (i cili ishte pjesë e takimit), mirëpo ky i fundit nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike, e as pyetjeve me shkrim.
Nga ana tjetër, Artan Murati, hulumtues në Insitutin Demokratik të Kosvoës (KDI), ka vlerësuar se mes Vetëvendosjes dhe LDK-së është parë një afërsie për një qeverisje të përbashkët, qysh para se të dalin rezultatet finale.
“Kemi vërejtur një lloj afërsie mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, ndoshta për afrim progrmesh për një qeverisje potenciale në rast se PAN-i dështon ta formojë qeverinë dhe e konsideroj se takimi që e kanë pasur dje është rrjedhë e këtyre afrimeve të vazhdueshme që këto dy parti kanë pasur qysh nga përfundimi i zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, e përbashkëta e tyre është se të dyja këto parti janë deklaruar kundër qeverisjes me PDK-në. Megjithëkëtë, sipas Muratit, ka edhe disa pengesa në këtë drejtim.

Comments