Nisma: Vazhdojnë shkeljet e rregullave zgjedhore në Drenas

219
fresco

midle
nisma-1-1

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas, ka theksuar se vazhdmisht ka thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor në Drenas.

“Në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, ku menaxheri i kësaj qendre të votimit është duke daluar kohë pas kohe nga shkolla, duke kontaktuar me grupe të qytetarëve, dhe levizjet e tij janë të dyshimta dhe në kundërshtim me përgjegjësitë që ka si menaxher i qendres së votimit.

“Po ashtu, edhe në shkollën “ Xheladin Gashi-Plaku“, në Komoran, kemi situatë të njëjtë, ku menaxheri i qendrës së votimit është duke qëndruar jashtë qendrës dhe eshte duke ua imponuar qytetarëve votues se për kë duhet votuar”.

Dega e Nisma për Kosovën në Drenas i bën thirrje edhe prokurorit të shtetit të fillojë sa më parë të merret më këto raste që siç thonë në këtë subjekt politik” që po përsëriten vazhdimisht që nga mëngjesi”, transmeton Klan Kosova.

Comments