Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit, Ramush Haradinaj rreth kërkesës që ky i fundit i ka bërë prokurorit Elez Blakaj, e ku i kërkohej që të dorëzonte tek ai raportin e hetimeve dhe konstatimet e tij.
Nitaj me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Facebook”, ka treguar se nuk po e kupton pse qenka përzierje në punët e prokurorit, kërkesa e kryeministrit që pas përfundimit të hetimeve t’i dorëzohet atij një raport me të gjeturat e hetimit.
Sipas tij, prokurori nuk ka zhvilluar hetime per kompaninë e ujësjellës-kanalizimeve, por për komisionin shtetëror te veteraneve, e që thotë se i bie që Qeveria në mënyrë automatike, është palë dhe çdo palë duhet të njihet me pretendimet e një hetimi që mund ta implikoje atë.
“Ndoshta zyra juridike e Kryeministrit do te duhej te jepte sqarime, por ata s’po flasin. Nuk e di pse!” – ka shkruar krejt në fund Nitaj, në shkrimin që ia ka bashkangjitur edhe një foto-dokument ku shihet kërkesa e kryeministrit dorëzuar prokurorit Blakaj.
Shkrimi i plotë i Nitajt:
Nuk po e kuptoj pse qenka perzierje ne punet e prokurorit, kerkesa e kryeministrit qe pas perfundimit te hetimeve ti dorezohet atij nje raport me te gjeturat e hetimit.
Prokurori nuk ka zhvilluar hetime per kompanine e ujesjelleskanalizimeve, por per komisionin shteteror te veteraneve, qe i bie qe qeveria ne menyre automatike eshte pale dhe cdo pale duhet te njihet me pretendimet e nje hetimi qe mund ta implikoje ate!
Ndoshta zyra juridike e Kryeministrit do te duhej te jepte sqarime, por ata s’po flasin. Nuk e di pse!
MN

