Kryetarja e Këshillit të Komunës së Çairit Xhemile Memed Memeti, ka dhënë një propozim sa interesantë po aq edhe domethënës që ka të bëjë sipas saj me rritjen e nivelit të sigurisë të fëmijëve që pa shoqërim të prindërve ose ndonjë të rritur shkojnë në shkollë, (edhe jashtë orarit shkollor), duhet të ketë veshje fluorescente sepse do të ndikonte shumë në komunikacionin rrugor shkruan Faktiditor.ch.
Memeti thotë se në vijë të kësaj raportet vjetore policore flasin se fëmijët janë shumë të rrezikuar.
“Vizibilitetit jo i mirë i rrugëve, i shkaktuar nga vetura të parkuara nëpër trotoare, mungesa e vijave të bardha, ndriçimi rrugor i dobët por edhe mos respektimi i rregullave të komunikacionit, janë arsyet që përkeqësojnë gjendjen në komunikacionin rrugor” ka deklaruar Xhemile Memed Memeti kryetare e Këshillit të Komunës së Çairit e cila ka kërkuar që të veprohet në mënyrë preventive duke iu përshtatur situatës aktuale./Faktiditor.ch/