Një 17-vjeçar ther me thikë bashkëmoshatarin në Mitrovicë
Në rrugën e quajtur “UÇK” në Mitrovicë rreth orës 16:00, policia rajonale ka konfirmuar për Express se një nxënës i moshës 17 vjeçare është therur me thikë nga një bashkëmoshatar
“Sulmi ka ndodhë jashtë ambientit të shkollës së tyre”, ka thënë Avni Zahiti për Express derisa ka konfirmuar se i dyshuari është dërguar në rajonin policor ku tani po merret në pyetje.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.