Një banor i Gostivarit ka vdekur nga lëndimet në aksident trafiku në Skudrinje

380
fresco
midle
108377531

Gjashtëdhjetë e katër vjeçari banor i Gostivarit e ka humbur jetën nga lëndimet  në një aksident trafiku,  i cili ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale Dibër-Mavrovë. Në fatkeqësinë  më pak është lënduar edhe një person tjetër.

Sipas informatave të SPB-së Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 23 në afërsi të vendit “Dyqani i Skudrinjës” me ç’rast ka ardhur deri te goditja direkte e dy automobilave “opel-astra” me targa të Gostivarit të cilët e ka drejtuar Z.L.(64) dhe “BMW” me targa strugane të cilët e ka drejtuar dibrani E.I.(24).

Në vendin e fatkeqësisë, kontroll sipas autorizimit të prokurorit publik ka kryer ekipi i stacionit policor Gostivar, pas së cilës do të konfirmohen arsyet dhe rrethanat për shkak të së cilave ka ardhur deri te fatkeqësia.

Comments