Një banor i Prishtinës goditet nga rryma elektrike
Një banor në lagjen bregu i Diellit në Prishtinë, Don Agani, është ankuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se dje është goditur nga rryma elektrike që kishte ardhur nga një shtyllë e dritave në atë lagje.
Ai përpos tjerash paralajmërojë se do të padis komunën e Prishtinës dhe kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e shtyllave.
“Per banoret e bregut të diellit: Kjo skene/foto osht prej nates te kalume, kur tu e shetit qenin ne mahall, ne kete parkun tu e kapercy gardhin me osht shkarku ni sasi e madhe e elektricitetit prej shtylles te dritave (fuqia hyrese 220 V) per 10 sekonda, mandej me ka gjujt diku rreth 1 metri larg. Ju kisha lute me pase shume kujdes rreth shtyllave te dritave te instaluara ne kohet e fundit Per Komunen dhe kompanine e kontraktuar: Shihemi ne gjykate…”, ka shkruar Agani në profilin e tij, post ky që u shpërnda nga banorë të Prishtinës tutje.