Një copë e madhe metali bie nga qielli në Birmani

375
fresco
midle
Banorët e Birmanisë janë tronditur pasi që një cilindër i madh i punuar nga metali ka rënë nga qielli gjatë ditës së enjte.
Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në afërsi të një miniere në veri të vendit, ku ka rënë objekti i çuditshëm në formë cilindrike, me gjatësi prej 4.5 metrash dhe gjerësi prej 1.2 metrash,raporton Gazeta Kosova Sot
Pak kohë para se të binte objekti në sipërfaqen e vendit, banorët kanë raportuar se kanë dëgjuar për një shpërthim të madh. \”Të gjithë jemi frikësuar nga ai shpërthim\”, ka thënë Ko Maung Myo, një fshatar lokal. \”Fillimisht, kemi menduar që po bëhej fjalë për një betejë.
Shpërthimi ka bërë që shtëpitë tona të tronditen dhe një tym i madh e ka mbuluar fshatin tonë\”. Nuk është raportuar nga ky incident.
Comments