Një dhunues me thikë e ka lënduar një kalimtar rasti në Tetovë
Në sheshin e Tetovës, një tetovar dhe një shkupjan kanë pasur një zënkë, ndërsa shumë shpejtë edhe janë rrahur, thuan nga policia e Tetovës, transmeton TetovaSot.
Incidenti ka ndodhur dje. Rrahjen e ka vërejtur një polic i cili së bashku me një kalimtar të rasti kanë tentuar që t`i ndajnë dhunuesit. Por në një moment njëri prej dhunuesve e ka nxjerr një thikë dhe e ka lënduar kalimtarin që i ka ndarë.
Derisa ka zgjatur rrahja, i plagosuri është goditur edhe me një pllakë betoni.